Sport Ndërkombëtar

Portieri i Italisë: Shqipëria është një ekip i madh

Portieri i Italisë, Gianluigi Donnarumma, ka kërkuar nga skuadra e tij që të ketë kujdes në ndeshjen kundër Shqipërisë.

Italia dhe Shqipëria do të ballafaqohen të shtunën mbrëma në Dortmund, në sfidën e parë të Evropianit ‘Gjermani 2024’.

‘Gardiani’ italian thotë se Shqipëria ka skuadër të madhe me lojtarë interesantë.

“Shqipëria është një ekip i madh me lojtarë të rinj interesantë që kanë përvojë”, ka thënë Donnaruma.

Ai thotë se Italia duhet të shikojë ndeshje pas ndeshje, por sipas Donnaruma-s, skuadra e tij fillimisht duhet të mendojë për duelin me kuqezinjtë.

“Ne do të duhet ta përballojmë çdo ndeshje në mënyrën më të mirë të mundshme dhe të përpiqemi të fitojmë çdo ndeshje. Ne do duhet të shikojmë ndeshje pas ndeshjeje, por tani po mendojmë të bëjmë mirë kundër Shqipërisë, do të shohim”, ka pohuar Donnaruma.

/Shqip.com