Politikani francez me video nga Mitrovica, e quan UÇK-në “terroriste”

Politikani francez i të djathtës ekstreme, Nicolas Bay, i cili është edhe deputet në Parlamentin Evropian ka quajtur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës si “terroriste”.
Ai në një video të “Ura e Ibrit”në Qytetin e Mitrovicës tha se serbët e krishterët “ishin mburoja e qytetërimit tonë evropian”.
“Këtu, në urën e Mitrovicës, serbët e krishterë mbrojtën territorin e tyre nga sulmet e terroristëve shqiptarë të UÇK-së”, ka thënë ai në mbishkrimin e videos.
🔴 Nous étions il y a quelques heures encore à Mitrovica où une vaste opération de police vient de débuter dont l’objectif est d’intimider les serbes, d’entraver leur liberté de circulation, en particulier entre le Kosovo et le reste de la Serbie. https://t.co/Kt48R3KWyM
— Nicolas Bay (@NicolasBay_) October 28, 2022
Bay është anëtarë i Komisionit për Punësim dhe Çështje Sociale në Bashkimin Evropian, po ashtu edhe zëvendësues i Komisionit për Transport dhe Turizëm.
/Shqip.com