Policia thotë se ndërrimi i motmoteve kaloi i qetë, nuk munguan incidentet e vogla

Policia e Kosovës ka dalur me një komunikatë për media ër të treguar se si ka kaluar nata e ndërrimit të viteve.
Sipas kësaj komunikate, nnndërrimi i motmoteve u bë kryesisht i qetë dhe pa incidente të mëdha.
“Ndërrimi i mot moteve kalon kryesisht i qetë dhe pa incidente madhore
Prishtinë 1 janar 2023. Gjatë periudhës së festave të fund vitit dhe për Vitin e Ri, Policia e Kosovës ka hartuar dhe implementuar urdhrin operativ për shtimin e masave të sigurisë dhe prezencës policore në lokacione apo ambiente ku pritej të ketë përqendrim apo prezencë më të madhe të qytetarëve gjatë festimeve”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Krahas kësaj, PK-ja thotë se incidentet e vogla nuk kanë munguar.
“Sipas raportimeve të pranuara nga të gjitha Drejtoritë Rajonale Policore (DRP), nata e vitit të ri ndrrimi i motmoteve ka kaluar kryesisht e qetë, megjithëse në disa rajone janë raportuar disa incidente me lëndime trupore dhe dëme materiale si pasojë e përdorimit pakujdesshëm i mjeteve piroteknike dhe armëve të zjarrit. Nuk është raportuar asnjë rast apo incident me fatalitet, përfshirë këtu edhe aksidentet rrugore”.
Tutje thuhet se PK-ja është e përkushtuar për ruajtjen e rendi dhe sigurisë publike dhe ofrimin e shërbimeve tjera për qytetarët, në pajtim me mandatin e saj ligjor dhe kushtetues.
/Shqip.com