Lajme

Policia: Sulmi në veri dyshohet të jetë kryer nga strukturat kriminale

Policia e Kosovës në veri të vendit

Policia e Kosovës ka sqaruar raportimet në media lidhur me thyerjen e xhamave të disa lokaleve në veri të vendit.

Sipas njoftimit, me datën 19.12.2022, rreth orës 02:20, gjatë natës, në Mitrovicën e veriut, konkretisht afër udhëkryqit  te shkolla teknike është raportuar për një shpërthim të një bombe çorientuese (shok bombe).

“Si pasojë e këtij shpërthimi janë raportuar thyerje të disa xhamave në katër lokale, në dy prej të cilave nuk zhvillohet ndonjë biznes. Sipas informacioneve fillestare dyshohet se shpërthimi mund të jetë veprim kriminal nga strukturat e organizuara kriminale dhe vazhdim i përpjekjeve për të ngritur tensione dhe destabilizim të situatës, në funksion të shtrirjes së ndjenjës së pasigurisë dhe frikës”, thuhet në njoftim e PK-së.

Po ashtu është bërë e ditur se Policia e Kosovës me njësitet e saj, përfshirë edhe njësinë kundër terrorizmit po ndërmerr veprime intensive në hetimin e këtij rasti për identifikimin dhe sjelljen para drejtësisë kryerësve të këtyre veprave kriminale.

/Shqip.com