Policia shqipton 199 gjoba dhe konfiskon gjashtë motoçikleta në Gjakovë

Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në DRP-Gjakove, mbështetur edhe nga Stacionet Policore në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë, nw bazw tw plani operativ “Motoçikleta” kanë arritur që të shqiptojnë 199 gjoba dhe të konfiskojnë gjashtë motoçikleta ndaj drejtuswve të tyre të cilët nuk i kanë respektuar rregullat e trafikut.
Gjobat dhe konfiskimi i motoçikletave është bërë prej fillimit të muajit korrik deri me 7 gusht.
“Përveç masave vetëdijsuese, vazhdohet të marren edhe masat ndëshkuese ndaj këtyre kundërvajtësve e që për muajin muajit korrik deri me datën 07 gusht 2022 janë shqiptuar 199 gjoba ndaj tyre. Po ashtu gjashtë (6) motoçikleta janë dërguar me kërkesë policore në Doganë për procedura të mëtejmë për shkak se të njëjtat nuk kanë qenë të doganuara dhe regjistruar, andaj është bërë konfiskimi I tyre”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Po ashut wshtë bërë e ditur se Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor në DRP-Gjakovë do të vazhdon me marrjen e masave preventive dhe ndëshkues ndaj shkelësve të ligjit ne trafikun rrugor./Shqip.com