Policia shqiptare vë pranga biznesmenë, prokurorin e Kukësit dhe ish-shefin e policisë

Policia e Shqipërisë në bashkëpunim me SPAK kanë zhvilluar një megaoperacion në disa qytete të vendit ku ka arrestuar policë, biznesmen dhe prokurorin e Kukësit.
Megaoperacioni u shtri në disa qytete, përfshirë Tiranën, Shkodrën dhe Kukësin, ku janë kryer disa arrestime.
Gazetarja Anila Hoxha bën me dije se ra në prangat e Policisë së Shtetit Oltian Bistri, me detyrë ish-drejtor i policisë operacionale. Është arrestuar edhe biznesmeni Pëllumb Gjoka dhe drejtuesi i Prokurorisë së Kukësit, Xhevahir Lita.
Në pranga ka rënë edhe Edmond Preka, si dhe Ardit Hasanbegaj, ish-punonjës policie, përjashtuar në vitin 2022.
Asmer Bilali u arrestua nga Policia e Shkodrës së bashku me dy persona të tjerë.
Ndërsa Behar Bajri është ende në kërkim. Burimet e Anila Hoxhës bëjnë me dije se në kërkim janë shpallur edhe Bajrat.
Nga megaoperacioni janë sekuestruar një sërë provash materiale në interes të hetimit si, 3 automatikë, 6 pistoleta, një arsenal armësh, paruke dhe maska.
Policia nuk ka ende një reagim zyrtar dhe ende nuk dihen rrethanat dhe akuzat ndaj tyre. /Top Channel
/Shqip.com