Policia sekuestron tri pajisje për prodhimin e kriptovalutave
Publikuar:
(06.01.2022 21:33:15)

Policia e Kosovës ka sekuestruar tri aparate që shërbejnë për prodhimin e kriptovalutave.
Aksioni ka ndodhur në fshatin Surkish të komunës së Podujevës, përcjell Shqip.com.
“Më datë 06.01.2022 rreth orës 16:00, njësitet nga Stacioni Policor i Podujevës së bashku me Njësitin e Reagimit të Shpejtë, kanë mbështetur ekipe të KEDS në Fsh. Surkish ku janë gjetur dhe sekuestruar tre aparate për prodhimin e kriptovalutave”, thuhet në njoftim.

Policia ka njoftuar se për rastin janë njoftuar zyrtarët përgjegjës të Doganës së Kosovës dhe në koordinim me Doganën do të ndërmerren veprimet e mëtejme./Shqip.com