Policia për arrestimin e Dardan Molliqajt dhe aktivistëve të PSD’së: U lënduan tre policë

Policia e Kosovës ka arrestuar të enjten kreun e PSD-së, Dardan Molliqajn dhe katër aktivistë të kësaj partie.
Në lidhje më këta policia ka thënë së për Molliqajn ka pasur urdhër-arrest, ndërsa thotë se janë arrestuar pasi kanë penguar zyrtarët policorë, “me ç’rast kanë pësuar lëndime trupore tre zyrtarë policorë”.
Në këtë aksion sipas tyre janë lënduar tre zyrtarë policore.
“Prishtinë 16.06.2022 – 17:10. Është raportuar se gjatë realizimit të urdhër-arrestit ndaj të dyshuarit mashkull kosovar, zyrtarët policor janë penguar nga disa persona të tjerë me ç’rast kanë pësuar lëndime trupore tre zyrtar policorë. Lidhur me rastin janë arrestuar pesë persona meshkuj kosovarë të cilët pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport 24 orësh të PK-së.
Lidhur me arrestimin e Molliqaj ka reaguar të enjten edhe Partia Social Demokrate e Kosovës.
Sipas PSD-së, arrestimi i Molliqaj është i paligjshëm.
“Aparatura shtetërore është vënë në funksion të përndjekjes së opozitës. Arrestimi i Dardan Molliqajt është i paligjshëm sepse ka shkelë procedurat e kodit penal në fuqi. Arrestimi i aktivistëve të tjerë pos që nuk ka arsyetim, është bërë dhunshëm, me rrahje, kërcënime e sharje nga policia.” thuhet më tutje në reagim.
Ndryshe, kishte një urdhër-arrest nga ana e Gjykatës Themelore të Prishtinës./SHQIP.com