Lajme

Policia parandalon një konflikt mes nxënëseve

Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka parandaluar një konflikt brenda një objekti shkollor në Prishtinë.

“Ndërhyrja me kohë dhe me profesionalizëm, e zyrtarëve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, parandaloi përshkallëzimin e një konflikti në mes të disa nxënësve”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia ka shoqëruar katër persona në polici, pas informative që nxënësit kishin lënë një takim për ta “zgjidhur” një mosmarrëveshje.

Lexo edhe:
Historia e çuditshme e Selman Hotit – shkelësit “elektrik” të ligjit

“Pas përfundimit të intervistimit, në prezencë të zyrtarit të Qendrës për Punë Sociale, prindërve të nxënësve të përfshirë, personat e dyshuar janë proceduar më tej, në koordinim me prokurorin për të mitur”.

“Vlerësojmë shumë, kontributin e secilit qytetar. Bashkëpunimi juaj me Policinë e Kosovës, po ndikon dukshëm në parandalimin e dukurive negative”. /Shqip.com