Lajme

Policia: Nuk hodhëm ne gaz lotsjellës, por protestuesit, dy policë dhe një qytetar janë lënduar

Policia e Kosovës kanë thënë se nuk kanë përdorur ata gaz lotsjellës, por protestuesit.

Në një reagim në faqen e tyre në Facebook ata kanë thënë së nga kjo protestë janë lënduar dy policë dhe një qytetarë.

“Policia e Kosovës, me qëllim të informimit të drejt të opinionit publik, informon dhe njëherit demanton shkrimet e publikuara në portale ku thuhet se kinse Policia ka përdorur gaz lotsjellës ndaj protestuesve, se në asnjë rast apo rrethanë nuk ka përdorur gaz lotsjellës ndaj protestuesve, por dyshohet se lloji i gazit/tymit, është hedhur nga persona/protestues brenda masës.

“Bazuar në informacionet e deritanishme, si pasojë e sulmit dhe hedhjes së mjeteve të ndryshme ndaj zyrtarëve policorë, dy zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime të natyrave të ndryshme, të cilëve iu është ofruar tretmani mjekësor. Po ashtu sipas informacioneve të deritanishme një qytetarë ka kërkuar ndihmë mjekësore si pasoj e gazit/tymit të hedhur”.

Ndryshe, protesta e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është duke vazhduar./SHQIP.com