Lajme

Policia refuzon qortimin e qytetarëve në veri

????????????????????????????????????

Policët e Kosovës në veri të Mitrovicës, kanë refuzuar ta zbatojnë vendimin e marrë nga Qeveria e Kosovës për të nisur planin për qortimin e qytetarëve që nuk po pranojnë t’i regjistrojnë automjetet me

Ka qenë drejtori i Policisë për këtë rajon, Nenad Gjuriq, i cili ka mbajtur një konferencë për disa media para ndërtesës së Komunës së Mitrovicës së Veriut.

Gjuriq ka bërë të ditur se e kanë njoftuar Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë në Prishtinë dhe të gjithë zyrtarët relevantë ndërkombëtarë politikë dhe të sigurisë në Kosovë, se policët e rajonit të Veriut, nuk mund ta zbatojnë atë vendim.

“Ajo është politike dhe e drejtuar kryesisht kundër komunitetit serb, të cilit ne vetë i përkasim dhe ndajmë shqetësimet tona në lidhje me të gjitha veprimet e njëanshme. Dëshirojmë të theksojmë se patrullat e lartpërmendura nga Prishtina janë dërguar në veri të Kosovës pa dijeninë dhe miratimin e Drejtorisë Rajonale të Policisë Veri. Gjithashtu, në të kaluarën i kemi vënë në dukje Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë në Prishtinë dhe komunitetit ndërkombëtar për praninë e njësive speciale policore dhe formimin e bazave në zonën tonë të përgjegjësisë, edhe pa dijeninë dhe miratimin tonë, të cilat me aktivitetet e tyre sjellin frikë dhe trazira te njerëzit që jetojnë këtu”, ka deklaruar Gjuriq.

Ai është ankuar se me dërgimin e policisë nga Prishtina, po u bëhet presion policëve të pjesës veriore, ndërsa ka shtuar se me këtë veprim, është shkelur Marrëveshja e Brukselit.

/Shqip.com