Lajme

Policia në Prizren sekuestron një veturë, armë gjuetie dhe tri thika

Policia sot në Prizren e ka sekuestruar një pushkë gjuetie, tri thika dhe një automjet.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se ky operacion është bërë në kuadër të planit operativë për parandalimin e gjuetisë së paligjshme.

Policët e hetues e kanë ndaluar automjetin dhe e kanë vërejtur se ngasësi i automjetit kishte në posedim  një pushkë gjuetie  me 15 fishekë, si dhe tri thika. Pas kontrollimit të dokumenteve, rezulton se i njëjti nuk posedonte leje për armët në fjalë”.

“Gjithashtu, gjatë verifikimit të dokumentacionit u konstatua se i njëjti nuk e kishte të regjistruar e as të doganuar automjetin e tij, tip Hondai. Arma dhe 15  fishekë, tri thika dhe automjeti janë sekuestruar nga policia”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

/Shqip.com