Policia në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit: Gazetarët ta realizojnë punën e tyre në mënyrë të pacenueshme

Policia e Kosovës ka mbështetur mediat dhe gazetarët në përgjithësi në ofrimin e informatave të rëndësishme për publikun, përkrah dhe bashkëpunon ngushtë me ta në interes të informimit të drejtë, korrekt dhe profesional.
PK përmes një postimi në Facebook kanë thënë në rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, shpreh mbështetjen ndaj tyre dhe uron që mediat dhe gazetarët të vazhdojnë të realizojnë punën e tyre në mënyrë të pa cenueshme dhe profesionale në interes të qytetarëve dhe vendit.
“Si institucion i zbatimit të ligjit edhe në të kaluarën, por edhe tani jemi të përkushtuar në ofrimin e ndihmës në aspektin e sigurisë dhe bashkëpunimit me mediat dhe gazetarët, në mënyre që të ju krijohet një ambient më i mirë dhe më i sigurt në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të tyre ndaj shoqërisë dhe vendit”, thuhet në njoftim.
PK ka thënë se shprehja e lirë dhe mbajtja e opinionit të informuar lidhur me ngjarjet dhe zhvillimet në një vend, e cila realizohet përmes mediave është jetike për një shoqëri të lirë dhe demokratike, dhe sipas tyre do të vazhdojnë të bashkëpunojë fuqishëm me mediat në kultivimin dhe avancimin e mëtejmë të lirisë së shtypit./Shqip.com