Policia ndalon dy persona, iu gjet një armë në veturë

Dy persona janë arrestuar mesnatën e së dielës nga patrulla kufitare e SPMK në Dragash, përcjell Shqip.com.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, nga zyrtarët policorë te të dyshuarit janë gjetur një armë AK-47 dhe një karikator me 20 fishekë.

“Sot me datë 11.12.2021, rreth orës 02: 12 min, patrulla kufitare e SPMK Dragash, DRPK Perëndimi Gjakovë, derisa sa kanë qenë në patrullim kanë ndaluar automjetin e tipit Opel Combo me targa vendore të cilën e ngiste i dyshuari V.Y ( 2001) dhe i cili ishte i shoqëruar nga personi A.H ( 2000).
Gjatë kontrollit të automjetit nga ana e zyrtarëve policorë , të njëjtit kanë gjetur një armë AK- 47 dhe një karikator me 20 fishek te kal. 7.62mm”, thuhet ndër tjerash në njoftim.
Tutje, PK ka bërë të ditur se me urdhër të prokurorit është bërë bastisja e shtëpisë së të dyshuarit të parë ku është gjetur edhe një elektroshok.
“Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kujdestar i krimeve të rënda dhe me urdhër të tij është bërë edhe bastisja e shtëpisë së të dyshuarit të parë. Gjatë bastisjes eshtë gjetur edhe një elektroshok. Është inicuar rasti ‘Mbajtje ne pronësi dhe posedim ilegal i armeve dhe municionit si dhe janë sekuestruar arma, municioni dhe elektroshoku’.
I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit të lendes është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e PK-së./SHQIP.com