Policia kufitare parandalon një rast të kontrabandës me mallra në kufi

Policia e Kosovës sot në kuadër të Planit Operativ “Goditja 2022”, ka parandaluar një rast të kontrabandë në kufi me mallra komerciale.
Në mesin e plot artikujve të sekuestruar, Policia e Kosovës sekuestroi edhe barna stimuluese “kamagra”.
Malli i kontrabanduar dyshohet se ishte futur në territorin e Republikës së Kosovës nga Republika e Maqedonisë Veriore përmes rrugëve ilegale.
Policia njofton po ashtu se është tentuar të shmanget kontrolli i zyrtarëve policor.
“ Pas tentativës së tyre për t’ju shmangur ndalimit policor autoritetet tona kufitare kanë arritur ta ndalojnë rreth orës 11:30 në fshatin Kabash të Vitisë. Gjatë kontrollit në automjet është gjetur sasi e konsiderueshme e mallrave të ndryshme komerciale si pjesë makinash, gjera ushqimore (lajthi), barna stimuluese “kamagra”etj. Vlera e totale e mallit mbetet të vlerësohet nga ana e Doganës se Kosovës”, thuhet në njoftimin e policisë.
Me rast është duke u marrë Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare Lindje në bashkëpunim me prokurorinë e shtetit dhe Doganën e Kosovës./SHQIP.com