Lajme

Policia kufitare në Gjakovë bastis dy stane, gjen kallashnikovë e fishekë

Provat e gjetura ng Policia gjatë bastisjes në dy stane

Policia e Kosovës gjatë një aksioni në Gjakovë ka zbuluar se dy shtetas kosovarë posedojnë armë dhe ato i mbajnë në stanet e tyre në brezin kufitar Kosovë –Shqipëri në vendin e quajtur Pllaçica e Junikut.

Me urdhër të Gjykatës, është realizuar bastisja në orët e hershme të mëngjesit të sotëm i koduar “Bjeshka  2022”.

Siç njofton PK-ja, bastisja është  bërë në dy objekte (stane) në bjeshkën e Junikut dhe në të dyja janë  gjetur dëshmi materiale.

“Dy (2)  armë AK-47  (kallashnikovë), 25 copë fishek të kalibrit 7.62 mm, tre karikatorë për armë AK-47”, thuhet në njoftim.

Provat e gjetura ng Policia gjatë bastisjes në dy stane

I dyshuari i parë me inicialet ( Xh. M), pas  intervistimit, me urdhër të prokurorit të rastit është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërsa, i dyshuari me inicialet Sh.R nuk ka qenë prezent gjatë bastisjes dhe i njëjti është ftuar për interviste nga hetuesit kompetentë për procedurë të mëtejme./Shqip.com