Lajme

Policia kontrolle në dy prona të Ervis Martinajt në Surrel

Ervis Martinaj

Pronat e Ervis Martinajt kanë qenë në fokusin e policisë kohët e fundit.

Vetëm dy javë pasi policia ushtroi kontroll në banesën e Ervis Martinajt në Fushë Kuqe, sot uniformat blu mësynë dy pronat e tij në Surrel, në funksion të operacionit “Plumbi i Artë”.

Nuk dihet ende nëse në këto banesa është gjetur nga policia indikacion që mund të ndihmojë në zbardhjen e zhdukjes së Martinajt.

Këto kontrolle u kryen me vendim gjykate në funksion të dosjes hetimore që SPAK ka hapur ndaj Ervis Martinajt pas operacionit “Plumbi i Artë” si edhe për të shuar pikëpyetjen për fatin e të shumëkërkuarit i cili u denoncua i zhdukur që më 9 gusht nga familjarët, raporton Top Chanel.

/Shqip.com