Policia konfiskon një sirenë të alarmit dhe gjashtë zmadhues të zërit në Veri
Publikuar:
(21.12.2023 13:00:50)

Policia e Kosovës ka kryer sot një aksion në Veri, ku ka konfiskuar një sirenë të alarmit dhe disa zmadhues të zërit.
Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.
Elshani ka thënë se këto pajisje kanë shërbyer për prishje të rendit dhe qetësisë publike.
“Konfirmojmë konfiskimin e një sirene të alarmit dhe 6 zmadhues të zërit në Mitrovica Veri. Kjo sirenë dhe këta zmadhues zëri kanë shërbyer në periudha të ndryshme kohore për të prishje të rendit dhe qetësisë publike”, ka thënë Elshani.
/Shqip.com