Policia konfiskon mbi dy mijë kilogramë mjaltë kontrabandë në vlerë 20 mijë euro

Policia e Kosovës të martën ka konfiskuar 2 mijë e 40 kilogramë mjaltë që sipas tregut ka vlerën e mbi 20 mijë eurove.
Po ashtu ka konfiskuar dy aparate të kafes sipas faturës përcjellëse (në vlerë 271 euro) dhe mallrat tjera: kafe, filtër i kafes, si dhe gjëra tjera përcjellëse sipas faturave përcjellëse vlera e tyre e përgjithshme tre mijë e 333 euro.
Sipas njoftimit, këto mallra janë konfiskuar nga Policia kufitare e Kosovës në zbatim të masave për parandalimin dhe luftimin e paligjshmërisë.

“Si rezultat i kësaj, sot me datë 07.12.2021, rreth orës 18:00, bazuar edhe në analizën e riskut dhe informacioneve inteligjente të bëra nga ana e njësive të policisë kufitare është arritur të identifikohet furgoni Wolsfagen LT, ngjyrë e bardhë, drejtuar nga i dyshuari me iniciale (SH.M.) shtetas kosovar, i cili ishte futur në territorin e Republikës së Kosovës nga Republika e Maqedonisë Veriore përmes rrugëve ilegale”.
“Pas tentativës së tij për t’ju shmangur ndalimit policor autoritetet tona kufitare kanë arritur ta ndalojnë të dyshuarin rreth orës 18:35 në fshatin Komogllavë – Komuna e Ferizajt”, thuhet në njoftimin për media.
Me rast është duke u marr Njësia e Hetimeve Rajonale e Drejtorisë Kufitare Lindje.
Në bashkëpunim me prokurorinë përkatëse pas hetimeve preliminare malli i konfiskuar do t’i dorëzohet Doganave të Kosovës./SHQIP.com


