Policia konfiskon disa pajisje për prodhimin e kriptovalutave në Mitrovicë
Publikuar:
(09.05.2023 14:36:32)

Policia e Kosovës ka konfiskuar në Mitrovicë disa pajisje për prodhimin e kriptovaluatave.
Lajmin për Shqip.com, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për veri, Veton Elshani.
“Më datën 09.05.2023 rreth orës 11:00 Njësia e Hetimeve kundër narkotikëve DRP- Veri e mbështetur nga njësit DRP-Vero pas një pune hetimore-operative ka arritur të lokalizojë një shtëpi banimi në rrugën ‘Qeta e Mintaroëve’, ky i dyshuari kishte pasur pajisje për prodhimin e kriptovalutave”, deklaroi ai.
“Nga njësitë e Doganës së Kosovës është bërë konfiskimi i pajisjeve në fjalë si në vijim: Antiminer T9 – 16 copë, Antiminer S9 – 13 copë, Kartela Grafike 4Gb – 32 copë, Kartela Grafike 8 GB 33 copë, Power Suplyer – 10 copë”, u shpreh Elshani.

/Shqip.com