Policia kërkon ndihmë për gjetjen e një 13-vjeçari

Policia e Kosovës përmes një njoftimi ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për gjetjen e Ender Cahanit, një 13-vjeçar nga Prizreni, i cili është zhdukur që nga 10 dhjetori i këtij viti.
Në njoftim thuhet se rastin në polici e ka raportuar nëna e të miturit, Jeta Cahani, më 10 dhjetor.
“Ender Cahani, nga e ëma Jeta, lindur me datë 09.08.2009 nga Prizreni, Republika e Kosovës, për herë të fundit është parë nga e ëma e tij me datë 08 Dhjetor 2022 në ora 18:20, kur ka dalë nga shtëpia dhe nëna e tij më nuk ka asnjë kontakt me të”, thuhet në njoftim.
Tutje, nëna e tij e ka përshkruar pamjen e djalit të saj dhe ka treguar se kjo nuk është hera e parë që ai largohet nga shtëpia.
“Sipas ankuesit viktima është: mashkull, me peshë mesatare, flokët të shkurtra, 13-vjeçar. Ankuesja thotë se edhe tjetër here ka ndodhur që fëmija të largohet nga shtëpia dhe është kthyer prapë, por tani nga koha e largimit të tij nga shtëpia ajo më nuk ka asnjë kontakt”, theksohet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
/Shqip.com