Lajme

Policia jep detaje rreth armëve të konfiskuara në veri

Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth armatimit që e ka zbuluar në veri të vendit një ditë më parë.

Në rrugën Kollashini, në Mitrovicë të Veriut, në orën 15:00 nga njësia e hetimeve rajonale, prapa një ndërtese në një pusetë kanalizimi, ka gjetur dhe sekuestruar tri armë automatike AK-47, dy karikatorë me nga 30 fishekë të cal.7.62 mm, dy karikatorë të zbrazur, 11 fishekë të armës së gjatë, një këllëfë të pistoletës dhe një çantë ushtarake. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti nën hetime.

Një orë e gjysmë më vonë në rrugën Çeta e Minatorëve, është raportuar se nga njësia e hetimeve, në një shtëpi të pa banuar, ka gjetur dhe sekuestruar një sasi e madhe e armatimit të modeleve të ndryshme, si dhe eksploziv.

Me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt.

/Shqip.com