Policia jep detaje rreth aksionit të sekuestrimit të pajisjeve për mihjen e kriptovalutave në Prishtinë

Policia e Kosovës ka konfiskuar në Prishtinë 35 kartela grafike të cilat dyshohet se janë përdorur për prodhim të kriptovalutave.
Disa shtëpi në Prishtinë janë bastisur nga Policia pasi dyshohet se është kryer një veprimtari e paligjshme e prodhimit të kriptovalutave.
“Pas marrjes së informatës për veprimtari të paligjshme të prodhimit të kriptovalutave, me njoftim të prokurorit dhe urdhër verbal të gjyqtarit të procedurës paraprake është bërë bastisja e shtëpisë së të dyshuarit mashkull Kosovar”.
“Me ç’rast janë gjetut 35 kartela grafike funksionale të cilat kanë qenë të kyçura në prodhim si dhe katër kartela të cilat kanë qenë jashtë funksionit”, thuhet në njoftim.

Sipas komunikatës,në vendin e ngjarjes kane dalë edhe njësia e KEDS-it për të verifikuar nëse ka pasur keqpërdorim të energjisë elektrike.
Në vendin ngjarjes kanë dalë edhe njësia e Doganës Qendrore Antikontrabandë të cilët kanë bërë konfiskimin e pajisjeve të cilat dyshohet se janë përdorur për prodhim të kriptovalutave.
Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt./Shqip.com