Policia jep detaje për vdekjen e vajzës në Brezovicë

Gjatë mbrëmjes së sotme një vajzë serbe ka vdekur për shkak të lëndimeve që ka marrë teksa po skijonte në Brezovicë.
Lidhur me këtë rast, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Kanun Veseli ka dhënë detaje për Shqip.com
“Sot, rreth orës 16:00, policia e stacionit në Shtërpcë ka pranuar një informacion se në Qendrën e Skijimit në Brezovicë rreth orës 12:00 ka ndodhur një lëndim trupor gjatë skijimit të një personi e gjinisë femër M.B e nacionalitetit serb, e moshës rreth 15 vjeçare. Pas ndihmës së parë në Shtërpcë me autoambulancë për tretman të mëtutjeshëm mjekësor është dërguar në spitalin e Mitrovicës”, tha Veseli.
Veseli tha se për vdekjen e viktimës, Policia e Kosovës është njoftuar rreth orës 17:50.
“Rreth orës 17:50 policia është njoftuar se nga lëndimet e pësuara e njëjta ka ndërruar jetë në spitalin e Mitrovicës”.
Tutje, Veseli tha se për informata të tjera do të informoj me kohë.
/Shqip.com