Policia jep detaje për punëtoren e KEDS-it që vdiq në vendin e punës

Gjatë ditës së djeshme ka vdekur një punëtore e Kompanisë Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë.
Viktima kishte vdekur në vendin e saj të punës ndërsa, sipas raportit policor vdekjen e saj e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes
“Është raportuar se viktima femër kosovare derisa ka qenë në punë, në zyrën e saj, ka ndërruar jetë. Vdekjen e saj e ka konstatuar ekipi mjekësor”, thuhet në raportin policor.
Sipas PK-së, me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë I viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion në Prishtinë.

Megjithatë, arsyeja e vdekjes së viktimës është duke u hetuar nga Policia e Kosovës.
Gjendet e vdekur një punëtore e KEDS-it në vendin e punës në Gjilan – SHQIP.com
Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme, lajmin për Shqip.com e kishte konfirmuar zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala i cili tha se viktima ishte gjetur e vdekur nga një kolege e saj si dhe kishte shenja që vdekja ishte natyrore./Shqip.com
/Shqip.com