Policia jep detaje për aksidentin në Prishtinë
Publikuar:
(10.09.2021 16:08:43)

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksidentin në mes një veture dhe motoçiklete.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Bill Clinton”, Prishtinë – ku një veturë e ka goditur motoçikletën.
“Si pasojë e aksidentit ngasësi i motoçikletës ka pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit i është ofruar ndihma mjekësore”.
“Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”.
Nuk dihet se cila është gjendja e të lënduarit nga ky aksident. /Shqip.com