Policia jep detaje: Në Veternik u dogjën 7-8 vetura, s’ka të lënduar

Tetë vetura janë përfshirë nga zjarri në një parking në Veternik të Prishtinës.
Siç raporton Policia e Kosovës, një veturë është përfshirë nga zjarri i cili ka dalë nga kontrolli dhe ka përfshirë edhe disa vetura tjera që ishin në parking.
“Rreth orës 13:40 në Veternik të Prishtinës, në një parking veturash është raportuar për një rast zjarri. Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë vërejtur se nga zjarri, i cili dyshohet se ka kapluar një veturë të parkuar, dyshohet se janë djegur/dëmtuar edhe disa të tjera të parkuara. Janë njoftuar me kohë njësitet e zjarrfikësve, të cilët lokalizuan zjarrin”, thuhet në njoftimin e PK-së.
“Për momentin nuk raportohet për të lënduar, por vetëm për dëme materiale në 7 apo 8 vetura”, thuhet në njoftim.
Policia njofton se në lidhje me rastin janë duke u kryer hetime intensive./Shqip.com