Policia jep detaje, dy nxënës goditen nga rryma në “Faik Konica”
Publikuar:
(18.04.2023 11:42:44)

Dy nxënës të shkollës “Faik Konica” në Prishtinë janë goditur nga rryma elektrike.
Lajmin për Shqip.com, e ka konfirmuar zëdhënsja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti tregoi se personat janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që policia në koordinim me institucionet përkatëse po trajton rastin.
“Rreth orës 10:30 kemi pranuar informatën se në rrugën George Bush në Prishtinë, dy persona (të mitur) janë goditur nga rryma elektrike. Personat janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që policia në koordinim me institucionet përkatëse po trajton rastin”, tha Ahmeti.
/Shqip.com