Rozë

Policia hap rast për sulmin fizik ndaj banores në “It’s My Home”

Ilustrim

Policia e Kosovës ka hapur rast për veprat sulm dhe kanosje, ndaj një personi që e sulmoj fizikisht një banore në emisionin ‘It’s my Home’.

Këtë për Shqip.com e konfirmoj zëdhënësja e Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Lidhur me ngjarjen në fjalë, pas përfundimit të fazës fillestare të hetimit si dhe  intervistimit të disa personave policia është udhëzuar nga prokurori i shtetit që të hap rast për veprat sulm dhe kanosje”, tha Ahmeti për Shqip.com.

Një banore e emisionit ‘It’s my Home”, është sulmuar fizikisht nga një banor tjetër.

Lexo edhe:
Dhunë fizike ndaj një vajze në “It’s my home”, ajo sulmohet me këpucë nga një banor

Kjo erdhi pas një debati që ata të dy ishin përfshirë, ku një banor ka goditur me këpucë banoren tjetër.