Rozë

Dhunë fizike ndaj një vajze në “It’s my home”, ajo sulmohet me këpucë nga një banor

Në një reality show i cili ka filluar së fundmi në Kosovë, i quajtur “It’s my home”, një banore është sulmuar fizikisht nga një banor tjetër.

Kjo erdhi pas një debati që ata të dy ishin përfshirë, ku një banor ka goditur me këpucë banoren tjetër.

Viktima e dhunës, në këtë rast banorja e “It’s my home”, largohet duke qarë nga pjesa ku po debatonte.

Ndërkaq, disa nga banorët e tjerë nuk reagojnë për rastin, dhe i dalin në krahë banorit që e sulmoj fizikisht vajzën, duke promovuar kështu dhunën dhe bullizmin në televizion.

Emisioni është mjaft i shikuar, rreth 8,270 njerëz e shikojnë gjatë transmetimit live.