Policia gjermane zbret Edi Ramën nga avioni – Qeveria shqiptare del me njoftim

Drejtori i Komunikimit në Qeverinë e Shqipërisë, Endri Fuga ka thënë se lajmi që kryeministri shqiptar, Edi Rama është shoqëruar nga policia gjermane pasi nuk ka mbajtur maskë është i vjetër.
Ai tha se çështja nuk kishte të bënte me maskë, por më sjelljen e keqe të një anëtari të ekuipazhit.
“Lajm i vjetër, për një incident që në thelb nuk kishte vendosjen e maskës, por sjelljen e pahijshme të njërit prej anëtarëve te ekuipazhit. Ndjesa e kompanisë u pranua qe atë ditë”.
Lajm i vjeter, per nje incident qe ne thelb nuk kishte vendosjen e maskes, por sjelljen e pahijshme te njerit prej anetareve te ekuipazhit. Ndjesa e kompanise u pranua qe ate dite. pic.twitter.com/lqNNMSXeOU
— Endri Fuga (@endrifuga) April 15, 2022
Në anën tjetër, sipas medias gjermane “SPIEGEL”, Rama është shoqëruar nga policia e shtetit gjerman pasi ka refuzuar që të mbajë maskën në avion.
Tutje, thuhet se kreu i qeverisë shqiptare refuzoi me forcë kundër mbajtjes dhe për këtë ekuipazhi i kabinës është dashur të thërriste kapitenin për ndihmë.
“Vetëm pasi është bindur nga një punonjës i Ministrisë së Jashtme Federale të thirrur me ngut në sallën e Senatorit, Rama pranoi të zbatonte rregulloret e parashikuara për korona, si të gjithë pasagjerët e tjerë në bordin e Lufthansa”, thuhet në tekst.
Linja ajrore më pas e ricaktoi atë dhe delegacionin e tij prej dhjetë anëtarësh në një lidhje tjetër me Shtetet e Bashkuara.
Ai për këtë është gjobitu edhe më një gjobë për shkelje të detyrimeve./SHQIP.com