Lajme

Policia e Kosovës në kërkim të një personit nga Gjilanit, kërkon ndihmën nga qytetarët

I kërkuari nga Policia e Kosovës

Naser Demiri nga Gjilani është i kërkuar nga Policia e Kosovës, pasi që dyshohet për veprën penale “Aksident trafiku me fatalitet”.

Përmes një njoftimi nga Policia e Kosovës, bëhet e ditur se i njëjti është duke u kërkuar me urdhëresë nga Gjykata Themelore në Gjilan.

“Naser Demiri, i lindur me 22/12/1990 në Gjilan, i dyshuari është i kërkuar për veprën “Aksident trafiku me fatalitet”. Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftim.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

– 192 (pa pagesë)

– 038-5080-7095 Drejtoria Rajonale Gjilan

– E-mail adresa: [email protected]/Shqip.com

Fotografi nga Policia e Kosovës