Policia e Kosovës arreston një person të dyshuar për posedim të narkotikëve dhe armëve

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për posedim të narkotikeve dhe armëve.
Aksioni është zhvilluar në qytetin e Prizrenit gjatë ditës së djeshme.
“Policia e Kosovës, respektivisht njësia policore nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik në Prizren me datë 01.03.2023 ka kryer një bastisje në shtëpinë e të dyshuarit mashkull Kosovar ku gjatë kryerjes së bastisjes tek i njëjti janë gjetur armë dhe substanca narkotike”, thuhet në njoftim.
Lidhur me rastin, gjatë kontrollit të realizuar janë gjetur dhe sekuestruar dëshmitë relevante si në vijim:
1.Pesё qese najloni me substancë tё dyshuar narkotike tё llojit Marihuanë me peshё tё pёrgjithshme prej 3 kg e 45 gram.2.Dy peshore digjitale,3.Pistoletë me karikator me 3 fishek Brenda,4.Pistoletë me njё karikator me 4 fishek,5.Shtatё (7) fishekë kalibër i panjohur,6.Njёqind e pesёdhjetё e dy (152) qese plastike tё zbrazëta pёr paketim tё substancave narkotike,7.Dyzet (40) stega plastike,8.Dy (2) rolle me foli plastike,9.Njё(1) rolle foli alumini,10.Para në vlerë prej; 2880 euro, 70 franga zvicerane dhe 30 funta angleze.
Pas bastisjes së kryer personi i dyshuar ёshtё shoqëruar nё stacionin policor ku ёshtё intervistuar nё prezencë e avokatit dhe pas intervistimit i njëjti me vendim tё prokurorit kompetent ёshtё ndaluar pёr 48 orё.
/Shqip.com