Policia e IPK me aksion kundër fajdeve, vihen në pranga disa persona në mesin e tyre edhe një zyrtar policor

Gjatë pasdites së sotme si rezultat i hetimit disa mujor, Policia e Kosovës dhe Inspektorati Policor i Kosovës me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prizren dhe Gjykatës Themelore në Prizren, kanë realizuar një operacion të gjerë të koduar me emrin “TOTO” në disa rajone të vendit.
Qëllimi i këtij aksioni ishte arrestimi i disa personave të cilit ishin të përfshirë në kryerjen e veprave penale të “Fajdes”, Detyrimit” dhe “Organizimi i Skemave Piramidale dhe Bixhozit të Paligjshëm”.
“Operacioni i lartcekur ka për qëllim zbatimin e Urdhëresës së Gjykatës Themelore në Prizren për arrestimin e personave të dyshuar (përfshirë edhe një zyrtar policor) dhe kontrollin e disa lokacioneve (Prizren, Prishtinë, Malishevë, Suharekë)”, thuhet në njoftim.
Po ashtu është bërë e ditur se në cilësi të provave materiale janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme e parave, disa vetura, telefona mobil, armë dhe municion.
/Shqip.com