Lajme

Policia demanton Listën Serbe: Kovaçeviq nuk u sulmua për shkak të çështjeve etnike, por për “dëmtim të pyllit”

Policia e Kosovës.

Policia e Kosovës ka njoftuar se Milan Kovaçeviq nuk është sulmuar për shkat të çështjeve etnike siç është pretenduar, por për shkak të dëmtimit të pyllit, përcjell Shqip.com.

Kështu i ka reaguar Policia deklaratave të Listës Serbe e cila deklaroi se Kovaçeviq ishte sulmuar në Runik të Skënderajt për shkak të fushatës “anti-serbe”.

Sipas Policisë, ai ishte sulmuar pas një fjalosje me një person, B.S., i cili kishte dyshuari se serbi i kishte dëmtuar (prerë) pyllin në pronë private.

“Vlen të potencohet se Policia e Kosovës pas raportimit të rastit, menjëherë ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme operativo hetimore, duke arrestuar personin e dyshuar si dhe duke intervistuar një dëshmitar të rastit dhe pas kompletimit rasti është proceduar në procedurë të rregullt”, thuhet ndër tjerash në komunikatë./SHQIP.com