Policia bastis shtëpinë e të dyshuarit për vrasjen në Klinë, konfiskohen tetë armë të ndryshme

Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë për vrasjen e djeshme në Klinë.
PK fillimisht ishin njoftuar për një rrahje në fshatin Pataqan të Klinës, dhe gjatë kërkimeve për të dyshuarit, janë njoftuar se një person gjendet në QKMF në Klinë, në gjendje të rënd pas plagosjes me armë zjarri.
“Viktima nga aty me autoambulancë është dërguar ne spitalin rajonal në Pejë, nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e viktimës”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Në vend ngjarje kanë dalë të gjitha njësitet kompetente të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, gjithashtu prokurori i shtetit dhe Gjyqtari i procedurës paraprake, nga Gjykata themelore në Pejë.
“Me urdhër të gjyqtarit janë kontrolluar/bastisur katër (4) lokacione (shtëpi), në tri (3) nga to nuk është gjetur asgjë e jashtëligjshme, ndërsa në shtëpinë e te dyshuarit, A.N. lindur me 1967, janë gjetur dhe sekuestruar, tetë (8) armë të llojeve të ndryshme, karikator dhe municion”, ka bërë të ditur PK.

Trupi i pa jetë i viktimës me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar në institutin e mjekësisë ligjore (IML) për obduksion, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me urdhër te Prokurorit të shtetit iu është caktuar masa e ndalimit Policor prej 48- orësh./Shqip.com




