Lajme

Policia arreston një person në Drenas, iu gjetën 16-të emigrantë në veturë

Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Drenas pasi dyshohet se ka trafikuar emigrantë.

Sipas njoftimit, emigrantët me nënshtetësi siriane dhe të irakut ishin gjetur brenda veturës të të dyshuarit.

“Policia gjatë kontrollit në automjetin e të dyshuarit mashkull  kosovar kanë hasur 16 persona shtetas të huaj (Sirisë dhe Irakian).Emigrantët janë dërguar në zyrën për migrim”, thuhet në komunikatë.

Ilustrim

Ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje./Shqip.com