Lajme

Policia arreston një person, kishte sulmuar nënën e tij

Dhunë në familje / Foto ilustruese
Dhunë në familje / Foto ilustruese

Policia e Kosovës mbrëmë në komunën e Prizrenit ka arrestuar një person të gjinisë mashkullore, pasi i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht nënën e tij.

Rasti thuhet se ka ndodhur pas një mosmarrëveshje mes të dyja palëve.  I arrestuari ka shkaktuar edhe dëmtime në shtëpi.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se për shkak të një mosmarrëveshje, ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare-nënën e tij,  dhe po ashtu ka shkaktuar dëmtime në shtëpi”, thuhet në njoftim e Policisë së Kosovës.

Policia e Kosovës

Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orën 21:30.

Ndërsa,  me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Shqip.com