Policia arreston Dardan Molliqajn në zyret e ZRrE-së
Publikuar:
(14.02.2022 15:13:57)

Policia e Kosovës ka arrestuar kryetarin e Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj dhe disa aktivistë të kësaj partie.
Përveç Molliqajt, policia ka arrestuar edhe Frashër Krasniqin dhe Nol Nushin.
PSD ka deklaruar se kushti për ta lëshuar hapësirën e Zyrës së Rregullatorit për Energji është publikimi i vendimin për shtrenjtimin e rrymës.

Ndërsa Molliqaj i tha kryesuesit të bordit të ZRrE-së, Ymer Fejzullahut se nuk mund t’i lënë të punojnë, pasi sipas tij, ZRrE mashtron qytetarët e Kosovës.
Zyrtarë të PSD-së, kishin deklaruar për Shqip.com se protesta ishte paraparë të mbahej deri në ora 16.00./Shqip.com