Policia aksion blic në rrugët e qytetit të Shkodrës. Një person terrorizon banorët duke qëlluar në ajër

Në kuadër të planit operacional, policia e shtetit ka ndërmarrë një aksion në policinë e Shkodrës.
Policia po kryen kontrolle ndaj mjeteve të dyshimta që lëvizin persona me precedentë penale apo persona të shpallur në kërkim nga ana e policisë.
Aksionet po kryhen në akset kryesore të qytetit të Shkodrës.
Ndërkohë, disa minuta më pas, Forcat elitë RENEA kanë marrë pjesë në operacionin për arrestimin e Balil Muratajn, 43 vjeç.
Prangosja e këtij të fundit është bërë pasi ai terrorizoi zonën e Bardhajve në Rrethina pasditen e sotme teksa në ecje e sipër me automjetin e tij qëlloi në ajër me armë zjarri herë pas here.
Pas sinjalizimeve nga banorët e zonës, Policia e Shkodrës bëri arrestimin e tij dhe në mbështetje shkuan edhe forcat RENEA, të cilat mundën ta neutralizojnë.
/Shqip.com