Policia: 23-vjeçares nga Drenasi iu përkeqësua gjendja në punë

Policia e Kosovës njofton se 23-vjeçares nga Drenasi, e cila u raportua se vdiq dy ditë pasi mori vaksinën, i është përkeqësuar gjendja shëndetësore në vendin e punës.
Sipas njoftimit, pasi ishte dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, kishte ndërruar jetë, dhe sipas mjekëve gjendja e saj shëndetësore ishte e rëndë.
“Sipas mjekëve të QKUK-së, rekomandimi i tyre ka qenë që trupi i pa jetë i viktimës të dërgohet në IML për obduksion, por familjarët ka refuzuar”.
“Për shkak të dyshimeve, njësitet policore janë duke hetuar rastin. Është informuar edhe prokurori”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.
Për vdekjen e 23-vjeçares janë deklaruar edhe nga Klinika Emergjente e QKUK-së. Sipas tyre, “Diagnoza përfundimtare e vdekjes ishte hemorragjia intraabdominale (gjakderdhje në bark), shok hemorragjik”./SHQIP.com