Kulturë

Poeti Avdush Canaj kujton të vëllain e vrarë

Alush Canaj, poet i vrarë nga serbët
Alush Canaj, poet i vrarë nga serbët

Poeti i njohur Avdush Canaj, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka kujtuar të vëllain e vrarë, Alush Canaj.

Pesëdhjetë e një vjet më parë, pikërisht në ditën e sotme të 15 shkurtit të vitit 1972 , ndodhi krimi në Gjilan. Selim Brosha me lakenjtë e vet, përmes dorës së fshehtë, qëlloi në poetin dhe atdhetarin Alush Canaj, pararendësin e lirisë së Kosovës”, ka shkruar Canaj.

Ai, i ka kushtuar edhe një poezi.

TE BURBUQET E VARGJEVE 

Menduan se të vranë 
Kur çelën mimozat 
Gota e krimit cakërruan
Atë natë në hotelin Evropa
Të qytetit tënd, Gjilanit
Ujqër e hiena u mashtruan
Te burbuqet e vargjeve 
Buzëqeshja jote
Këngën tënde 
E këndojnë të gjithë 
Në korin e shqipeve 
Me këmisha të kuqe 
Të vargjet e burbuqta
Me aromë lirie
Je ti

/Shqip.com