Podujevë: Një nënë braktisë fëmijët te vëllai, policia nis hetimet
Publikuar:
(04.01.2022 10:22:21)

Policia e Kosovës njofton se ka nisur hetimet për një rast që ka ndodhur në Podujevë, ku një grua ka braktisur fëmijët e saj.
Sipas njoftimit, e dyshuara fëmijët i ka lënë te vëllai i saj dhe është larguar në drejtim të panjohur.
“Podujevë 02.01.2022 – 01:46. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se ditë më parë, motra e tij e dyshuara f/kosovare ka lënë katër fëmijët e saj tek ai dhe është larguar në drejtim të panjohur”.
“Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Rasti është hapur si “Keqtrajtim apo braktisje e fëmijëve”./SHQIP.com