Podujevë, Bulliqi humb, Hyseni fiton sipas Exit Pollit të Klan Kosovës
Publikuar:
(14.11.2021 19:15:17)

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për Podujevën, Ekrem Hyseni, e ka fituar Podujevën, sipas EXIT-POLL-it të realizuar nga Klan Kosova.
Ekrem Hyseni i LDK-së ka fituar me një përqindje prej 8.54% të votave, duke marrë 54.28%, derisa kundërkandidati i tij, Shpejtim Bulliqi nga Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 45.72%.
Rezultatet e këtij EXIT POLL-i të prezantuar në Klan Kosova:
Ekrem Hyseni (LDK): 54.28%
Shpejtim Bulliqi (VV): 45.72 %