Podujeva ndalon qarkullimin e biçikletave, motoçikletave dhe trotinetëve elektrik në shesh

Komuna e Podujevës ka ndaluar qarkullimin e motoçikletave biçikletave, trotineteve elektrik dhe mjeteve të tjera të ngjashme në sheshin e qytetit.
Kryetari i kësaj komune, Shpejtim Bulliqi përmes një postimi në Facebook i ka njoftuar qytetarët për vendimin e marrë.
“Sot kam marrë vendim për ndalimin e ngasjes së motoçikletave, biçikletave, trotinetëve elektrik dhe mjeteve tjera të ngjashme brenda hapësirës së Sheshit/Bulevardit të qytetit”, shkroi Bulliqi
Bulliqi thotë, se këtë vendim e ka marrë me qëllim të parandalimit të çfarëdo forme të rrezikut të mundshëm për qytetarët.
“Këtë vendim e kam marrë me qëllim të parandalimit të çfarëdo forme të rrezikimit apo lëndimit të qytetarëve, si dhe evitimit të ndonjë dëmi eventual”, ka shkruar Bulliqi./Shqip.com
