Lajme Botë

“Po, e nisi ngadalë, por doli më i fortë në fund”/ Debati Biden-Trump, Kamala Harris qetëson demokratët: Presidenti po “lufton” për amerikanët

“Po, ka pasur një fillim të ngadaltë. Por doli më i fortë në fund”.

Zëvendëspresidentja e SHBA, Kamala Harris i përgjigjet shqetësimeve për performancën e Presidentit Joe Biden në debatin presidencial të CNN.

Harris shprehet se presidenti Biden nuk e nisi në mënyrën më të mirë të mundshme përballjen e parë televizive me Trump por që sipas saj mbyllja ishte në favor të tij.

“Ajo që pamë sonte në mënyrë të qartë ishte kontrasti që bëri presidenti Biden ndaj Donald Trump në të gjitha ccështjet lidhur me qytetarët amerikanë. Po, kishte një fillim të ngadaltë në debatin me Trump, por ama doli më i fortë në fund. Ajo që duhet thënë është se Joe Biden po lufton për amerikanët në thelb, në politika, në performancë”, tha Harris.

E pyetur nga gazetari i CNN, Anderson Cooper nëse ishte apo jo e shqetësuar nga performanca e Joe Biden gjatë debatit me Trump, Harris dha këtë përgjigje: “Ishte e dukshme që pati një fillim të ngadaltë. Nuk dua të debatoj për këtë. Unë po flas për zgjedhjet në Nëntor. Unë po flas për zgjedhjet më të rëndësishme në jetën e të gjithëve ne. Besoj se është më e rëndësishme të dimë që në zgjedhjet e Nëntorit ndërmjet këtyre dy burrave të cilët ishin në debat, përfshin aksione të jashtëzakonshme. Dhe është ai person në këtë fazë që ka miratimin e zv/presidentit të tij dhe ky është Joe Biden“, deklaroi më tej Kamala Harris.

/Shqip.com