Lajme

Plani për Prishtinën: Haradinaj premton nga 500 euro për çdo fëmijë të porsalindur

Kandidati për Kryetar të Prishtinës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës

Nga 500 euro për çdo lindje – është një nga premtimet që tashmë ka bërë kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryetar të komunës së Prishtinës, Daut Haradinaj.

Një ndihmë me po këtë shifër është premtuar nga ai edhe për familjet që humbin anëtarët e tyre, si lehtësim për mbulim të ceremonive të vdekjeve.

Për ndihmën për lindjet, ai ka thënë se synimi është të stimulohet nataliteti.

Foto të këmbës së vogëlushit të porsalindur

Ndërsa, për ndihmën për familjet që humbin të afërmit, Haradinaj ka thënë se kjo bëhet me qëllimin se ka shumë familje që e kanë problem të sigurojnë edhe drekën për të pame.

“Për 50 persona kushton 100 euro e për komunën s’janë shumë. Ja sa e thjeshtë është”, ka thënë ai, raporton EO.

Haradinaj ka premtuar edhe rregullimin e morgut, ku në një zotim të publikuar nga vetë ai, u shpreh se zotohet se në bashkëpunim me Bashkësinë Islame do të punojë intensivisht në implementimin e atij projekti. /Shqip.com