Lajme

Plagoset një person në Veternik

Policia e Kosovës

Një person është plagosur me armë zjarri në Veternik të Prishtinës.

Siç njofton Policia e Kosovës, sasti ka ndodhur të martën (më 3 maj) në një lokal në këtë lagje.

“Viktima mashkull kosovar është dërguar në QKUK, pasi që dyshohet se nga persona të panjohur është plagosur me armë zjarri në një local”, thuhet në njoftim.

Ilustrim

Policia njofton se viktima është jashtë rrezikut për jetë.

Ndërkaq, rasti është nën hetime./Shqip.com