Plagoset një person në Podujevë, i dyshuari në arrati

Një burrë është plagosur me armë zjarri nga një tjetër burrë në Pejë.
Sipas Policisë së Kosovës, viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore.
Pas marrjes së ndihmës mjekësore në Podujevë, viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.
Kurse, i dyshuari nuk është kapur nga policia dhe gjendet në arrati.
“Është raportuar për një plagosje me armë zjarri ku viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari për momentin gjendet në arrati. Viktima pas marrjes së ndihmës mjekësore në Podujevë është transportuar për në QKUK-së për tretman të mëtutjeshëm mjekësor”, thuhet në njoftim.
Njësitet përkatëse policore kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe në lidhje me këtë kanë bastisur shtëpinë e të dyshuarit, por nuk e kanë gjetur atë.
PK-ja, ka njoftuar se rasti është duke u hetuar dhe është iniciuar si “Lëndim i rënd trupor” dhe “Armëmbajtje pa leje”./Shqip.com