Plagoset me armë zjarri një person në Podujevë
Publikuar:
(12.06.2022 21:59:34)

Një person është plagosur me armë zjarri në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
Lajmin për SHQIP.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Sot rreth orës 20:00, është pranuar informacioni për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para, bëhet e ditur se një person, ka marrë plagë nga arma zjarrit”, tha ai.
Borovci shtoi se i plagosuri është dërguar për në QKUK për të marrë tajtimin e nevojshëm mjekësor.
Në anën tjetër, hetuesit policor kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin./Shqip.com